Flash News

KRYESORE

‘Po e kthen vajzën në një materialiste’ fansat komente negative për Khloe Kardashian

Khloe Kardashian ka postuar një foto të vajzës saj të vogël. True shihet shumë e gëzuar në makinën e saj lodër dhe pranë arushit që i kanë dhuruar. Por kaq ka mjaftuar që ndjekësit t`i kthehen kundër me komente duke e akuzuar Khloe se po e kthen vajzën në materialiste. Por Khloe nuk ka qëndruar në heshtje dhe i është kthyer me komentin:  “Ju nuk duhet të gjykoni në këtë mënyrë. Përse duhet të jeni kaq negativë nëse jeni fëmijë të Perëndisë? Ajo është një vogëlushe që mori një dhuratë shumë të bukur dhe isha shumë entuziaste për t’i bërë një foto. Po mundohem të shijoj çdo moment që mundem me engjëllin tim të ëmbël! Engjëllin që më dha Zoti.”

Të fundit