Flash News

KRYESORE

"Po e përdor fyerjen si sport", Pandeli Majko i kujton ministrit serb të Mbrojtjes se çmimi në kohë të vështira është ai më realisti

"Po e përdor fyerjen si sport", Pandeli Majko i kujton ministrit

Teksa replikat kanë vazhduar në distancë mes ministrit serb të Mbrojtjes dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama për krijimin e "Shqipërisë së Madhe", ka ndërhyrë dhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Reagimi i fundit të ministrit të Brendshëm serb, Aleksander Vulin, është ai që i kujtoi Ramës çorapet e shqyera, që sipas tij do kujtohet më shumë për këto se për idetë e shkëlqyera.

Ndërsa Majko, ka postuar në profilin e tij zyrtar në Facebook një foto të ish-presidentit serb Slobodan Milošević (Sllobodan Millosheviq) i cili është akuzuar për krime lufte në Kosovë dhe Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje - Hercegovinë.

"Po publikoj një foto, si kujtesë historike, për Ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, që po përdor fyerjen si “sport" në marrëdhënien me shqiptarët.

Duhet ti kujtohet, besoj, se çmimi në kohë të vështira është ai më realisti. E kanë pasur 5 milionë dollarë!

Sot!… Edhe çmimin e biletës për të vajtur në Uashington duhet ta paguajnë vetë!" - ka shkruar Majko në postimin e tij në Facebook.

Lexo edhe:

Deklaratat e Ramës, reagon ashpër ministri i Vuçiç: “Shqipëria e Madhe” një  katastrofë, vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë  

Deklaratat e ministrit serb, reagon Rama duke i kërkuar llogari Vuçiç: A është e vërtetë kjo apo meme?

"Shpresoj të jetë meme", ministri serb-Ramës: Do kujtohesh më shumë për çorapet e shqyera se për idetë e shkëlqyera

Të fundit