All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

"Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh", Presidenti vijon sulmet ndaj Ramës: Lëvizja e djeshme, vetëdemaskim i “Rilindjes”

"Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo
All - Paragraf - 1

Presidenti Meta ka ashpërsuar më tej tonet pas miratimit nga Parlamenti të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Presidenti shprehet se: “Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave.”

All - Paragraf - 3

Duke e cilësuar veprimin e djeshëm si një mur që na ndan nga BE, Meta shprehet se “Ky mur do shembet nga tre milion shqiptarë në 25 Prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme.”

Kujtojmë se, Meta paralajmëroi dje kryeministrin Rama se “të mos guxonte të kalonte në mënyrë të njëanshme ndryshimet në Kodin Zgjedhor.”

“Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti”, tha dje Meta.

Të fundit