Flash News

KRYESORE

Po festonte me armë në dasmën e motrës, vëllai vret vëllanë

Po festonte me armë në dasmën e motrës, vëllai vret

Një dasmë në Nidge të Turqisë është kthyer në tragjedi pasi vëllai i vogël qëlloi aksidentalisht me armë vëllain e madh. Hasan dhe Ramazan Koyun po martonin motrën e tyre, por dasma nuk ka përfunduar ashtu siç pritej.

Në momentin kur Hasani po kërcënte në pistë, Ramazani u ngrit për të qëlluar në ajër, por fatkeqësisht një nga plumbat që doli nga pistoleta goditi në kokë vëllain e tij.

Pavarësisht ndihmës së menjëhershme që iu dha, babai i dy fëmijëve ndërroi jetë në spital.

Policia ka arrestuar vëllain e vogël për ngjarjen.

Të fundit