Flash News

KRYESORE

A po fillon fundi i karrierës politike të Saimir Tahirit? Çfarë tha ish-ministri një ditë më parë

A po fillon fundi i karrierës politike të Saimir Tahirit?

Që prej kohës kur ishte afruar në Partinë Socialiste dhe deri në momentin pa u mbledhur Kryesia, pasditen e 31 Tetorit, Saimir Tahiri vetëm kishte ‘marrë’ nga PS-ja.

I afruar në PS, së bashku me kryetarin Rama, Tahiri nisi karrierën politike dhe shumë shpejt do të zgjidhej deputet. Pas mandatit Tahiri do të zgjidhej më pas pjesë e strukturave më të larta të PS-së, kryesia dhe Asambleja, dhe më vonë kryetari i degës së Partisë Socialiste për Tiranën. Kur socialistët erdhën në pushtet, Tahiri do të emërohej Ministër i Brendshëm ndërkohë që në qeverinë “Rama 2” ai mbeti jashtë ekzekutivit por u zgjodh në rolin e koordinatorit të platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët.

Pasditja e sotme, është hera e parë, përjashto largimin nga ministria e Brendshme, që Saimir Tahiri po ndjen t’i lëkunden zyrtarisht pozitat në radhët e socialistëve. Pas përjashtimit nga grupi parlamentar ai humbi sot edhe dy detyra të tjera që mbante, PS-në e Tiranës dhe platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët.

A është ky fillimi i fundit të karrierës politike të Saimir Tahirit? Kjo mbetet për t’u parë por ish-ministri i Brendshëm, i pyetur nga Sokol Balla një ditë më parë, kësaj pyetjeje ju përgjigj: “karriera politike nuk mbyllet me urdhër të askujt dhe nuk ka të bëjë me asgjë tjetër përveçse me besimin e njerëzve, nëse njerëzit besojnë tek e vërteta ime. Mua kjo nuk më shqetëson fare dhe nuk jam nga ata që fatin tim e lë në dorë të të tjerëve”.

Të fundit