Flash News

KRYESORE

Po fillon tërheqjen? Rama flet për zgjedhje të parakohëshme me kushtin 'vetëm nëse e gjykojmë ne'

Po fillon tërheqjen? Rama flet për zgjedhje të parakohëshme

Kryeministri Rama në ndërhyrjen e tij në parlament ka luajtur rolin e polemistit dhe të painteresurit për krizën, sepse kriza, sipas tij, 'ekziston vetëm në kokëkn e opozitës'. Edhe pse nuk i ka kursyer epitetet për kundërshtarët politikë dhe ata mediatikë, kryeministri ka bërë një tërheqje të parë kur ka thënë se 'ka apo s’ka zgjedhje të parakoshhme këtë s’mund ta përcaktojë kurrë shantazhi dhe kërcënimi dhe asnjë lloj negocimi. Zero".

Duke shtuar, megjithatë, se ato mbeten "vetëm vullnet i njëanshëm i PS, vetëm në rast se gjykojmë ne, dhe jo për shkak të tyre".

Rama ka dashur t'i japë fund aktorëve të tjerë si zgjidhës të krizës duke lënë kështu jashtë Presidentin Meta, por edhe Mathew Palmer-it, zyrtarin amerikan që vjen në Tiranë javën e ardhshme.

Të fundit