Flash News

KRYESORE

“Po flet si Endri Fuga”, Kryemadhi sulmon analistin që kritikoi protestën e opozitës

“Po flet si Endri Fuga”, Kryemadhi sulmon analistin që kritikoi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është e ftuar në emisionin ‘Tonight’ në Ora News, ku po diskutohet tema “Monika Kryemadhi dhe LSI në opozitë”.

Gjatë diskutimeve, Kryemadhi pati një debat të shkurtër me Elvis Iljazajn, i cili po flet në rolin e analistit të pavarur.

“Pjesëmarrja në protestën e opozitës ishte jo shumë e madhe, dukej se kishte lodhje pasi aksioni opozitar ka një diskurs moralist”, tha ai.

“Kjo nuk është e vërtetë. Ka pasur më shumë pjesëmarrjës se me 27 janar. Ju jeni të verbër, me duket sikur po dëgjoj Endri Fugën që nxjerr dronin dhe filmon para protestës”, iu përgjigj Kryemadhi.

Më pas debati vijoi normalisht, teksa fjalën e mori analisti tjetër, Afrim Krasniqi.

Audio-përgjimi i Agron Xhafajt, LSI me qëndrim ndryshe nga PD: Ministri i Brendshëm s’ka pse të dorëhiqet

Të fundit