Flash News

KRYESORE

“Po fshehin përgjimet dhe provat që lidhen me Dakon e Gjiknurin”, Lulzim Basha akuza me emra

“Po fshehin përgjimet dhe provat që lidhen me Dakon e

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon kryeprokuroren Arta Marku dhe prokuroren e Krimeve të Rëndë Donika Prela, se sipas tij, po fshehin përgjimet dhe provat e prokurorise qe lidhin Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknurin me bandat e krimit të organizuar në pazare korruptive “tendera dhe para në shkëmbim të votave” nga Dibra në Durrës dhe në Vlorë.

Teksa akuzon qeverinë si të lidhur me krimin, Basha shprehet se dhe drejtësia është e kapur nga qeveria.

Reagimi i Lulzim Bashës:

Donika Prela dhe Arta Marku fshehin përgjimet dhe provat e prokurorise qe lidhin Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknurin me bandat e krimit te organizuar ne pazare korruptive “tendera dhe para ne shkembim te votave” nga Dibra ne Durres dhe ne Vlore.

Dy vjet pas miratimit te Reformes ne Drejtesi duhet te kishim nje prokurori qe ndeshkon dhe nuk mbron politikanet e lidhur me krimin. Vangjush Dako duhej te ishte ne burg, bashke me Sajmir Tahirin, Elvis Roshin, Mark Frrokun, Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin me shoke.

Por ne vend te reformes, Edi Rama dhe Fatmir Xhafa e kapen drejtesine me ndihmen dhe heshtjen e disa bashkfajtoreve qe sot bejne shurdhmemecin. Drejtesia e kapur eshte sot garancia e vetme qe mban larg burgut banden ne pushtet. Kush nuk e kupton eshte idiot. Kush ben sikur nuk e kupton eshte bashkefajtor.

Qeveria e lidhur me krimin. Drejtesia e kapur nga qeveria. Ekonomia e kapur nga oligarket qe pastrojne parate e krimit dhe te korrupsionit qeveritar. Keto jane sfidat jetike, pa zgjidhjen e tyre Shqiperia shkon drejt katastrofes totale.

Të fundit