Flash News

KRYESORE

“Po hapen zyrat elektorale”, Kryemadhi nga selia e PD: Vera do të fillojë me zgjedhje parlamentare, jo me lokalet

“Po hapen zyrat elektorale”, Kryemadhi nga selia e PD: Vera do

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi paralajmëron se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të zhvillohen këtë vit, madje në fillim të stinës së verës. Pas takimit që zhvilloi me Lulzim Bashën në selinë e Partisë Demokratike, Kryemadhi tha se edhe socialistët po përgatiten për këto zgjedhje, pavarësisht se në publik luajnë rolin e ‘të fortit’.

“Sepse ne po qëndrojmë këtu edhe e mbajmë gjithë atmosferën politike këtu por po të dilni nëpër rrethe do të shikoni që kanë filluar të hapen zyrat elektorale. Vetë socialistët po përgatiten për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme, pavarësisht se bëjnë si të fortë. Por të jeni të bindur që vera do të fillojë me zgjedhje parlamentare, jo me zgjedhje lokale”, u shpreh Kryemadhi.

Sipas Kryemadhit, nëse nuk do të jetë kryeministri Edi Rama që do e cojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, atëherë do të jenë persona të tjerë brenda në Partinë Socialiste që do e ndërmarrin këtë hap.

“E para z.Rama ta bëjë këtë hap, por kam frikë se nuk ka për ta bërë z.Rama këtë hap, do ta bëjnë të tjerët. Do ta bëjnë të tjerë që ka brenda z.Rama, sepse të jeni të bindur që socialistët kanë ndërruar kryeministra, ministra, kanë lënë dhe pushtetet në momente të caktuara , për të ruajtur partinë socialiste dhe jam e bindur që elementët brenda Partisë Socialiste do ta çojnë drejt kësaj gjëje. Sado të mundohet Rama me grupe të caktuara interesi apo me grupe kriminale për të kërcënuar, do të vijë një moment që do të shpërthejë dhe s’do të mbajë më”, deklaroi kryetarja e LSI.

Kryemadhi theksoi se gjithashtu se Parlamenti nuk mund të jetë legjitim nëse nuk ka 140 deputetë dhe pavarësisht përpjekjeve të mazhorancës, deputetët që do pranojnë mandatet nuk janë të mjaftueshëm për të arritur këtë shifër.

Të fundit