Flash News

KRYESORE

"Po harxhoni shumë korent", studentëve u hiqen ngrohëset nga dhoma e konviktit

Stafi i konviktit të vajzave tek konviktet e Mjeksësisë, është futur pa leje në dhomat e studenteve dhe u ka hequr atyre ngrohëset, pasi faturat e energjisë elektrike ishin shumë të larta.

Denoncimi është bërë nga një studente në faqen "Universiteti.al", e cila ka theksuar se veç të tjerash, stafi i konviktit nuk ka leje të futet në hapësirën personale të studenteve.

Ata u kanë marrë të gjitha ngrohëset he i kanë lënë studentet në të ftohtë.

Kujtojmë se në konvikte mungon veç të tjerash edhe sistemi i ngrohjes.

Të fundit