Flash News

KRYESORE

“Po hetoheni nga Gjermania”, kush janë dy trafikantët shqiptarë që u informuan nga Artan Shkëmbi

“Po hetoheni nga Gjermania”, kush janë dy trafikantët

Zbardhen dy emrat e dy personave që ishin nën hetim për trafik droge në Gjermani, por që dyshohet se u informuan mbi këtë proces nga numri dy i OFL, Artan Shkëmbi.

Ky i fundit është pezulluar nga detyra. Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar ka lënë sot në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të zv.drejtorit të OFL-së.

Sipas abcneës, bëhet fjalë për Alekandër Prroni dhe Klaudio Vukaj të cilët mësohet se ishin pjesë e një grupi kriminal që merreshin me trafik të lëndëve narkotike.

Autoritetet gjermane kishin kërkuar informacion lidhur me këta dy trafikantë, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.

Sipas gjermanëve ishte vetë Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni grupin e trafikantëve shqiptarë përmes një platforme chati të kriptuar.

Kujtojmë se avokati i Shkëmbit sot e mohoi akuzën e ngritur nga Prokuroria duke thënë se nuk ka prova se zv.drejtori i OFL ka qenë përdorues apo pronar i një telefoni që ka enchro chat.

Të fundit