Flash News

KRYESORE

'Po humbasim njerëz, kemi hyrë në një javë të vështirë', Rama jep mesazh përmes videos më të ndjekur mbrëmë në SHBA

'Po humbasim njerëz, kemi hyrë në një javë të

Kryeministri Edi Rama ka postuar në adresën e tij të Facebookut, një video ku flitet për koronavirusin në SHBA dhe apelohet gjithë kujdesi i duhur ndaj virusit vdekjeprurës.

Kjo është video që ka kapur audiencën maksimale në SHBA mbrëmë.

Duke përsëritur thirrjen për të qëndruar në shtëpi, Rama shprehet se tashmë shqiptarët kanë vetëm një gjë në dorë për të kursyer jetë, të shtrëngojnë dhëmbët, të durojnë dhe të rezistojnë.

Ai thekson se java që kemi hyrë është tejet e vështirë pasi janë shënuar dy viktima, ndërsa një person është në luftë me jetën.

Reagimi i Ramës

🔴⚫️ KEMI HYRË NË NJË JAVË TEJET TË VËSHTIRË DHE PO HUMBASIM NJERËZ😰

KEMI VETËM NJË GJË NË DORË PËR TË KURSYER SA MË SHUMË JETË DHE LEHTËSUAR SA TË MUNDEMI VUAJTJET E MËDHA:

TË SHTRËNGOJMË DHËMBËT DHE DUROJMË, DUROJMË, DUROJMË, DUKE MOS SHKELUR LIGJIN E LUFTËS PËR KUFIZIMIN E LËVIZJES; DUKE MOS DALË NGA SHTËPIA KOT; DUKE ECUR VETËM NË RRUGË KUR KEMI NJË DOMOSDOSHMËRI JASHTË SHTËPISË; DUKE NDENJUR NË RADHË NË DISTANCË MINIMUMI 1 METËR PAS KURRIZIT TË NJËRI - TJETRIT KUR BËJMË PAZAR; DUKE REZISTUAR, REZISTUAR, REZISTUAR

*kjo video është videoja më e shikuar mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Të fundit