Flash News

KRYESORE

Po hynte në bankë, dy persona të maskuar grabisin qytetarin në Tiranë

Po hynte në bankë, dy persona të maskuar grabisin qytetarin

Një grabitje ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë. Një person i cili po futej në bankë me një shumë të konsiderueshme parash është grabitur nga dy persona të maskuar.

Mësohet se pas marrjes së shumës së parave, të maskuarit janë largura nga vendngjarja me motor, ndërsa policia është vënë në kërkim të tyre.

Ndërkohë në dëshminë e tij të dhënë paraprakisht për policinë, shtetasi me iniciale A.S , ka treguar se nuk kishte një shumë shumë të madhe parash.

 “Nuk kisha ndonjë shumë të madhe, rreth 7-8 milionë lekë. Do bëja ca pagesa të firmës që përfaqësoj”, ka deklaruar ai.

Të fundit