All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Po i cenohet reputacioni i portalit; Rama kërcënon kryebashkiakët: Përgjigjuni ose do ndëshkoheni

Po i cenohet reputacioni i portalit; Rama kërcënon
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi në përfundim të aktivitetit me të ashtuquajturit koordinatorët e bashkëqeverisjes, se kryetarët e bashkive që nuk i përgjigjen protalit të tij, do të ndëshkohen.

All - Paragraf - 3

“Bashkitë nuk përgjigjen shpesh në kohë dhe është për të ardhur keq pasi janë institucionet që për natyre, përveçse për ligj, janë më pranë njerëzve, dhe e vetmja zonë konflikti që kemi me qytetarët herë pas here, jo për faj të tyre, është kur ata shkruajnë për çështje vendore që janë përgjegjësie e Bashkive, pjesa e zyrës së bashkëqeverisjes që mbulon pushtetin vendor bën të njëjtën punë që bën për çdo rast me pushtetin qendror, por has shpesh në shurdhëri dhe në indiferencë”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se “nuk kam dashur t’i bëj publike rastet dhe emrat konkretë të bashkive dhe kryetarëve të Bashkive që nuk përgjigjen, por do jem i detyruar ta bëj këtë gjë meqenëse zotërinj, se kryesisht janë zotërinj ata që nuk përgjigjen, se zonjat kryetare bashkish janë më reaguese në përgjithësi, kanë edhe ambicien që të rizgjidhen përsëri. Kështu që, do të duhet ta llogarisin që sot se do ballafaqohen publikisht me rastet që qytetarët referojnë në platformë dhe këta nuk duan të dinë fare dhe nuk përgjigjen”.

Sipas Ramës, kjo sjellje po cenon reputacionin e portalit.

“Kjo duhet të mbarojë së paku si përgjegjësi e platformës, po cënojnë reputacionin e platformës që ne duam të kemi reputacion pa asnjë cent dhe për këtë punohet ditë e natë” tha kryeministri.

Ky është paralajmërimi i dytë që Rama u bën kryebashkiakëve pas atij për faturat e ujit.

Të fundit