Flash News

KRYESORE

"Po i lëpiheni pas shefit tuaj", Paloka përplaset ashpër me Carlo Bolinon: Të gjykohet PD nga njerëz që i bëjnë fresk Ramës, këtë nuk e pranoj

"Po i lëpiheni pas shefit tuaj", Paloka përplaset

Partia Demokratike prej disa ditësh po zhvillon takime me qytetarë dhe biznese, duke nisur kështu fushatën për zgjedhjet e 2021-shit. Ndërsa në media qarkullon lajmi për një hapje të dytë të PD-së duke afruar persona që ishin larguar më herët, si Genc Ruli apo Topalli, mbi këtë çështje ka dhënë më tepër detaje, nënkryetari i demokratëve Edi Paloka. I ftuar në “Open”, Paloka është shprehur se Partia Demokratike ka qenë gjithmonë e hapur.

Mirëpo, referuar një hapje të PD-së ndaj figurave të tjera politike qofshin ato të reja apo të vjetra (në këtë rast), ka reaguar publicisti Carlo Bolino. Sipas Bolinos hapja e PD-së është një fasadë propagandistike, ku ndryshon shumë nga hapja e 2005-sës.

Kjo ka qenë një pikë e nxehtë ku të dy palët janë përplasur me njëri-tjetrin në studio, ndërsa me ironi Paloka i është kthyer Bolinos duke thënë: Që të gjykohet PD nga njerëz që i bëjn fresk Ramës me listat me kriminele dhe thonë që PD nuk qenka e demokratizuar. Bushatit ia pranoj, por ty jo.

Pjesë nga debati:

Bolino: Bie dakord me Bushatin. Ka një ndryshim nga hapja e PD-së në 2005.

Paloka: Nuk e pranoj nga ti këtë. Je një person që mbron një mashtrues.

Bolino: Unë jam gazetar i lirë dhe kështu kam qenë gjithmonë.

Paloka: Do keni një fund si të Ramës edhe ju që i shërbeni atij.

Bolino: Nuk i shërbej askujt. Jeni ju ai që jeni lëpirë pas shefit tuaj. Kjo është hapja e PD-së duke krijuar armiq.

Paloka:  Kam punuar për 10 vite si gazetar te Rilindja Demokratike. Ma gjej një shkrim që tregon se i lëpihem Sali Berishës. Jam në PD se jam njeri i lirë. Carlo-ja t’i kthejë shqiptarëve lekët që ka marrë nga Edi Rama.

Paloka: Një njeri që ka pranuar listat me hajdutë kritikon hapjen e PD.

Bolino: Ma trego me raste konkrete.

Paloka: Që të gjykohet PD nga njerëz që i bëjnë fresk Ramës me listat me kriminele dhe thonë që PD nuk qenka e demokratizuar. Bushatit ia pranoj, por ty jo.

Të fundit