Flash News

KRYESORE

“Po i shkel një sy trafikantëve”, Lubonja rendit arsyet: Pse qeveria po mendon pikërisht tani të legalizojë kanabisin mjekësor

“Po i shkel një sy trafikantëve”, Lubonja rendit arsyet:

Analisti Fatos Lubonja ka renditur disa arsye se pse sipas tij qeveria po mendon pikërisht tani legalizimin e kanabisit mjekësor.

I ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News 24, Lubonja u shpreh kundër kësaj nisme teksa rendit disa arsye që po e shtyjnë qeverinë shqiptare të shkojë drejt legalizimit, për të cilat nuk bie dakord.

“Unë dua të them që Shqipëria asnjëherë s’ka reshtur së trafikuari kanabis, përkundrazi e ka rritur atë ndër vite. Tani jemi në një situatë ku me krizën që ka krijuar pandemia, ka pakësuar të ardhurat e ndershme, në mungesë të këtyre dhe prurjeve të emigrantëve, qeveria po mendon që atë gjë që e luftoi, po e përqafon, po i shkel një sy trafikantëve. Duke hapur rrugën, legalizimin e kultivimit të kanabisit medicinal, qeveria i hap rrugën të gjithë atyre që janë marrë me këtë punë”.

Ndryshe nga Lubonja mendon kreu i “Zgjidhja”, Koco Kokëdhima, i cili tha se Shqipëria do përfitonte shumë nga legalizimi i kultivimit të kanabisit medicinal, por kishte frikë se qeveria do t’i ndryshonte drejtimin.

“Është një treg i madh europian ai i kanabisit medicinal, si mund ta injorojë Shqipëria e varfër këtë gjë? Bujqit tanë shkojnë e punojnë në fermat e grekëve për kultivim kanabisi. Sigurisht që kjo nuk është pa risk se Qeveria mund të mos e implementojë këtë projekte në favor të popullit dhe interes publik, pra mund t’ja humbë përjetësisht Shqipërisë këtë mundësi, rreziku i dytë është që kjo ekonomi legale të vihet në dorën e mafies së drogës, ka shumë gjasa që qeveria jonë të mos jetë transparente, po ashtu që ky projekt të trajtohet në mënyrë sipërfaqësore”,- tha Kokëdhima.

Të fundit