Flash News

KRYESORE

Po ikën janari dhe “peshqit e mëdhenj” nuk janë kapur, Donald Lu: Kjo është pyetja që i bëj çdo ministri

Po ikën janari dhe “peshqit e mëdhenj” nuk janë

Ambasadori amerikan, Donald Lu i është rikthyer çështjes së “peshqve të mëdhenj” të korrupsionit dhe krimit në Shqipëri, për të cilët tha se do të arrestoheshi në janar të 2018-s. Por tashmë që muaji po shkon drejt fundit, Lu ka deklaruar në një intervistë për ‘Gazetën Dita’ se pret rezultate dhe jo premtime nga qeveria.

“Ku janë peshqit e mëdhenj të premtuar?”,- kjo është pyetja që Donald Lu thotë se i bën çdo ministri të qeverisë së Edi Ramës, ndërsa shpreh mbështetjen e plotë të agjencive amerikane për këtë çështje.

“Ku janë peshqit e mëdhenj të premtuar?  Këtë pyetje i bëj çdo zyrtari të qeverisë që takoj. Shqiptarët kanë parë njëfarë përparimi por jo rezultatet e mëdha që presin. Gjyqi i Emiljano Shullazit është drejt fundit. Në dhjetor, Gjykata e Lartë ra dakord të shqyrtojë lirimin para kohe të Lul Berishës nga burgu. Policia ka rritur në mënyrë dramatike përpjekjet për të kapur Klement Balilin. Por nuk duam premtime, duam rezultate. Njerëz seriozë në qeveri dhe në opozitë kërkojnë rezultate. Kjo përpjekje ka mbështetjen e plotë të prokurorëve federalë të SHBA dhe agjencive ligjzbatuese amerikane. Dhe ka mbështetjen time të plotë”, ka deklaruar Lu.

Sa i përket angazhimit të Ambasadës Amerikane për reformën në drejtësi pas largimit të tij nga Tirana, Lu thotë: “Për sa kohë që populli shqiptar vazhdon ta kërkojë këtë reformë, nuk ka rëndësi se kush ulet në karrigen time apo në atë të Ambasadores Vlahutin.”

Sipas ambasadorit amerikan, efektet e para të reformës në drejtësi janë ndjerë tashmë dhe të korruptuarit janë frikësuar. Ai thekson se amerikanët kanë marrë angazhimin për këtë reformë dhe janë të vendosur ta çojnë përpara.

“Efektet e para janë ndjerë tashmë. Ka njerëz të korruptuar që kanë frikë. Reforma e gjyqësorit ka filluar dhe populli shqiptar duhet të jetë i paduruar për frytet e kësaj reforme. Po ashtu, është normale që disa njerëz të kritikojnë vendin tim se është i angazhuar me tepricë në problemet e Shqipërisë. Si amerikanë, kemi marrë një angazhim përpara këtij vendi. Do të vazhdojmë të investojmë në suksesin e Shqipërisë dhe ta nxisim përgjatë rrugës së saj të rëndësishme drejt integrimit europian. Ky angazhim është i palëkundur”, ka thënë Lu.

Aksioni i opozitës, flet Donald Lu: Ka për detyrë të shërbejë si roje kundër çdo abuzimi të shumicës

Të fundit