Flash News

KRYESORE

Po investigonin për hidrocentralet, Këshilli Shqiptar i Medias dënon dhunën ndaj gazetarëve të Top Channel

Po investigonin për hidrocentralet, Këshilli Shqiptar i Medias

Këshilli Shqiptar i Medias dënon dhunën ndaj gazetarëve të Top Channel, të cilët janë sulmuar në Bajram Curr, ndërsa kryenin xhirime dhe investigonin ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Valbonë.

Në një deklaratë publike organizata në mbrojtje të lirisë dhe etikës së Medias, e sheh me shqetësim kur liria e raportimit dhe investigimit të gazetarëve cënohet, ndërsa etika e një komunikimi civil e korrekt shkelet.

“I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të hetojë me shpejtësi dhe të konkludojë me korrektësi mbi ngjarjen e ndodhur në Bajram Curr.

I bëjmë thirrje gjithashtu organizatave të mbrojtjes së gazetarëve të ngrenë zërin kundër cdo dhunimi etik, fizik dhe profesional të punonjësve të medias”, shkuhen ndër të tjera në deklaratën e Këshillit Shqiptar të Medias.

Të fundit