Flash News

KRYESORE

Po kalonte në Rinas 26 mijë euro të padeklaruara, i sekuestrohen paratë 38 vjeçarit

Po kalonte në Rinas 26 mijë euro të padeklaruara, i sekuestrohen

Një 38 vjeçar është ndaluar në Rinas pasi ka patur në bagazhe më shumë se 26 mijë euro të cilat do i kalonte jashtë vendit. Policia ka sekuestruar paratë si dhe ka nisur ndjekje penale ndaj shtetasit me iniciale J. S,njofton policia.

“Në kuadër të masave të përbashkëta të marra mes Policisë Kufitare dhe autoriteteve doganore për rritjen e masave në drejtim të forcimit të  kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë paradites së sotme është evidentuar dhe goditur një tjetër rast  i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Gjatë kontrollit  në vijën e dytë të  shtetasit J. S. 38 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit  Policia Kufitare në bashkëpunim me doganën,  i gjeti këtij shtetasi 26500 euro te padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Më tej policia thekson se në përfundim të veprimeve, materialet do t’i kalojnë  për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave  dhe i sendeve me vlerë".

Të fundit