Flash News

KRYESORE

Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në Lezhë

Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më aprë në Lezhë.

Policia bën me dije se i vdekur ka mbetur 61-vjeçari me iniciale D.V, ndërsa është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit.

“Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Shënkoll – Tale, shtetasi A.I. 37 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip BMË, ka aksidentuar shtetasin këmbësor D.V. 61 vjeç, banues në Tale, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidenti”, njofton policia.

Të fundit