Flash News

KRYESORE

Po kalonte rrugën, shoferi përplas për vdekje 11-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Po kalonte rrugën, shoferi përplas për vdekje 11-vjeçarin

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një fëmije këtë të mërkurë në Bajram Curri. Bëhet fjalë për një 11-vjeçar me banim në fshatin Koçanaj, i cili humbi jetën pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Bajram Curri-Shoshan dhe sipas policisë, pas përplasi të miturin drejtuesi i makinës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së rëndë.

Të fundit