Flash News

KRYESORE

Po kërkohej nga policia, 31-vjeçari gjendet i vrarë pranë shtëpisë së vjehrrit në Klos

Po kërkohej nga policia, 31-vjeçari gjendet i vrarë pranë

Ari Hoxha, 31 vjeç ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje, por është gjetur i vetëvrarë me një plumb në kokë 150 metra larg banesës së vjehrrit të tij. Ngjarja është shënuar sot në fshatin Plan i Bardhë të Klosit.

Ari Hoxha ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe polici ishte informur se po shkonte i armatosur drejt banesës së bashkëshortes së tij

"Shërbimet e Policisë të Stacionit Klos u nisen menjëherë drejt adresës ku kishin marrë informacion për personin e armatosur, i cili ishte person i shpallur në kërkim për veprën penale "Dhunë në familje". Shërbimet e Stacionit të Policisë Klos kanë kërkuar përforcime dhe kanë rrethuar në distancë banesën", njofton policia.

Në pritje të ardhjes së përforcimeve nga DVP Dibër, shërbimet e Policisë kanë dëgjuar një të shtënë armë zjarri.

"Rreth 150 metra larg banesës së vjehrrit është gjetur dyshohet i vetëvrarë me një plumb në kokë shtetasi Ari Hoxha:, informon më tej policia.

Po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit