Flash News

KRYESORE

“Po kërkoni qiqra në hellë”, reagon Paloka pas fjalëve të kryeministrit: Në Shqipërnë e Edvinit më lirë gjen drogën se ilaçet

“Po kërkoni qiqra në hellë”, reagon Paloka pas

Ditën e sotme, kryeministri Rama zhvilloi takimin me qytetarët e Cërrikut, ku veç të tjerash ata ngritën shqetësimin mbi shëndetësinë dhe çmimin e lartë të ilaçeve.

Rama gjatë diskutimit me një nga banoret, u përgjigj se “po kërkonin qiqra në hellë”.

Ndërkohë pas takimit të Ramës me qytetarët, ka reaguar edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili është shprehur se në Shqipërinë e Ramës është më kollaj të gjeshë drogë se ushqime e ilaçe.

Ai gjithashtu ka theksuar se Rama nuk po ia del dot as me militanëtët e tij të cilët i mbledh partia për “shfaqjen e llogaridhënies”.

Reagimi i plotë:

Ramën e gozhdojnë militantët. Shqipëria e Ramës ku me lehtë e më lirë gjen drogën se sa ushqimet dhe ilaçet.

Rama nuk po ja del dot më as me militantët qe i mbledh partia për shfaqjen e “llogaridherjes”.

I mësuar të leshojë mufka e të mashtrojë pa i reaguar askush, lideri magjepsës po provon dhe kupton çdo ditë se me mufka e mashtrime nuk mund të mbajë më as militantët sepse në fund të fundit dhe ata kanë nevojë të punojnë, të ushqehen e të marrin shërbim shëndetësor.

Sot në Cerrik (bastion i PS), ju desh të përplasej me realitetin siç ja paraqitën militantët e partisë se tij e jo “kazani”. E si gjithnjë , kur nuk i pelqen të dëgjojë të vërtetat , bëri cinikun dhe arrogantin.

I thanë se nuk përballonin dot ilaçet dhe lideri jua kthehu se “po kërkonin qiqra në hellë”

Sigurisht , në Shqipërinë e Edvinit më kollaj e më lirë gjen drogën se ushqimet dhe ilaçet.

Të fundit