Flash News

KRYESORE

"Po krijohet 'Shqipëria e Madhe'", Rama ashpërson tonet ndaj Serbisë, paralajmëron notë verbale: Vuçiç të kërkojë ndjesë!

"Po krijohet 'Shqipëria e Madhe'", Rama ashpërson

"Porti Durrësit de facto i Kosovës", kanë qenë kjo deklaratë e kryeministrit Rama ajo që ngjalli reagime të mëdha në Serbi. Ministri serb i Mbrojtjes në mënyrë fyese do të shprehej pas komenteve të Ramës si “ship-tarizma”, duke shtuar se po krijohet “Shqipëria e Madhe”.

Në një koment referuar kësaj çështje, Rama i irrituar ka kërkuar një ndjesë nga Vuçiç për deklaratat e ministrit të tij. Sipas kryeministrit, nëse kjo nuk ndodh, atëhere do t’i dërgojë Vuçiçit një notë verbale.

"Pres një ndjesë nga presidenti. E kuptoj që mund të mos ketë fuqi mbi atë fatkeqësi, por atë fatkeqësi duhet ta mbajë për vete. Ministria e Jashtme ka vijuar procesin, është thirrur apo do të thirret ambasadori serb për t’i vënë notë verbale shtetit serb, për t’iu bërë të qartë se asnjë gojë e shthurur nuk mund të lëndojë qeverinë e Shqipërisë apo figurën e një ministri apo të kryeministrit të Shqipërisë.

Se po qe puna për mua, këto lloj fatkeqësisht natyrore mua më stimulojnë dellin e polemikës dhe nuk i kam problem. Një fatkeqësi natyrore nga qeveria e Serbisë nuk e mbaj dot, ta mbaj ai që e ka atje dhe t’i kërkojë ndjesë Shqipërisë”, tha Rama.

Të fundit