Flash News

KRYESORE

Po kritikonte kryeministrin, Gramoz Ruçi i ndërpret fjalën Dashamir Shehit

Po kritikonte kryeministrin, Gramoz Ruçi i ndërpret fjalën

I kërkoi pak sekonda për të mbyllur fjalimin, por Gramoz Ruçi nuk pranoi ta toleronte Dashamir Shehin, edhe pse një prej deputetëve me karrierë të gjatë brenda Kuvendit. Tolerancën që kryetari i Kuvendit, Ruçi, tregon ndaj deputetëve të tjerë të opozitës kur kërkojnë disa minuta shtesë për fjalimin e tyre, siç ishte sot rasti i Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit, nuk e pamë në kërkesën e Shehit.

Dashamir Shehi po kritikonte sjelljen e kryeministrit Edi Rama ndaj simboleve kombëtare, të cilat i ndryshon në Ministri dhe në Kryeministri bazuar në shijet e tij personale. Por kjo kritikë nuk u prit mirë nga Ruçi, i cili i kërkoi deputetit të opozitës të largohej nga foltorja pasi koha i kishte përfunduar dhe ‘minutat shtesë’ nuk iu miratuan.

Video/ “Na vë 30 goca me kufje si call center”, Dashamir Shehi ironizon platformën e Ramës: Ky zotëri ka mbërrit të na sundojë tashmë

Të fundit