Flash News

KRYESORE

“Po më kthe një përgjigje mo burrë. Përballemi në shesh”, Basha i drejtohet Ramës për të disatën herë

“Po më kthe një përgjigje mo burrë. Përballemi

Lulzim Basha ka ftuar sërish Edi Ramën për një debat përpara kamerave. Nga sheshi i ‘Pavarësia’ në Vlorë, Basha u shpreh i gatshëm të përballej pikërisht në atë vend meqenëse Rama është deputet i zonës.

Kreu i opozitës tha se kryeministri i frikësohet një debati të tillë pasi nuk ka si të justifikojë gënjeshtrat.

“Ditë për ditë merret me ekipin tonë sepse është historia e dhelprës. E ka frikë e ekipin e Lulzim Bashës sepse e di që do e mposhtë. I them le ta bëjmë debatin e parë këtu, në këtë shesh, meqë je deputet në Vlorë. Hajde debatojmë në shesh. Nga se fut kokën dhe përgjigje nuk kthen. Po më kthe një përgjigje mo burrë”, deklaroi Basha.

Basha theksoi se të majtët janë të përçarë dhe kanë vetëm hallin e vetes së tyre dhe jo të qytetarëve.

I pari në listë, mësohet se si Agron Shehaj e bindi Bashën, kreu i PD: E dëgjova dhe i thashë hajde drejto ekipin tim

Të fundit