Flash News

KRYESORE

Po lëvizte me karrocë, përplaset për vdekje një person në Cërrik

Po lëvizte me karrocë, përplaset për vdekje një person

Një person ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një mjet tip “Iveko”, në fshatin Klos të Cërrikut. Sipas policisë, shtetasi V.SH ka përplasur me makinë për vdekje 83 vjeçarin R.Xh banues në fshatin Klos teksa po drejtonte një karrocë nga një kafshë dore.

“Si pasojë e aksidentit shtetasi R.Xh., ka ndërruar jetë në vendngjarje“, sqaron policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Cërrik, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit