Flash News

KRYESORE

“Po luftojnë me jetën në spital”, Manastirliu hedh dritë mbi atë çka ndodh brenda mureve të Infektivit: 6 pacientë, mes tyre të rinj, të intubuar

“Po luftojnë me jetën në spital”, Manastirliu hedh

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka treguar më tepër detaje rreth gjendjen e pacientëve që ndodhen të shtruar në Infektiv, të cilët po luftojnë me Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu shprehet se aktualisht 6 pacientë po marrin trajtim në Infektiv. Duke bërë apel për ruajtjen e distancës dhe respektimin e masave të sigurisë, Manastirliu tregon se mes të intubuar që po luftojnë për jetën ka edhe mosha të reja.

“📍 SPITALI INFEKTIV

Gjashtë pacientë, mes tyre edhe mosha të reja janë të intubuar dhe po luftojnë për jetën në spitalin infektiv, me përpjekjen e madhe të stafit mjekësor, në një betejë shumë të vështirë me virusin e rrezikshëm.

Mos e lejoni që ju apo një i afërmi juaj të përfundojë në spital dhe të rrezikojë jetën nga #COVID19 👉🏼 #RespektoniRregullat

↔️Mbaj distancën

😷Vendos maskën

🧼Ruaj higjienën

#RuaniShëndetin🙏🏼”, shkruan Manastirliu.

Kujtojmë se, prej kohësh Infektivi është cilësuar si “burg i sigurisë së lartë”, për shkak të mungesës së transparencës dhe mbajtjes larg nga vëmendja e mediave dhe e opinionit publik të asaj çfarë ndodh brenda atyre mureve.

Të fundit