Flash News

KRYESORE

Po mblidhnin bimë medicinale, arrestohen 6 shqiptarë në Greqi

Po mblidhnin bimë medicinale, arrestohen 6 shqiptarë në Greqi

Policia greke ka arrestuar gjashtë shtetas shqiptarë të cilët u kapën duke mbledhur bimë  medicinale, ndërkohë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Greqi.

Të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur, u arrestuan teksa po ktheheshin në Shqipëri me sasinë e bimëve të mledhura me peshë 132 kg, të cilat po i transportonin me mushka.

Sipas policisë, bimët aromatike-medicinale ishin mbledhur në malin e Gramozit, në lartësinë 1.800 metra dhe sasia u sekuestrua nga policia greke.

Të arrestuarit, i’u përkasin moshave 24 deri në 52 vjeç, dhe do të dërgohen në prokurorinë e Kosturit.

Të fundit