Flash News

KRYESORE

Po me emisionin ‘Pop Culture’ në Top Channel çfarë do të ndodhë?

Po me emisionin ‘Pop Culture’ në Top Channel çfarë
Ditën e djeshme në Top Channel u publikua reklama e emisionit më të ri, që do të transmetohet çdo ditë në orën 15:45 dhe titullohet “Top Talk”. Ky emision vjen nën drejtimin e Denis Dyrnjasë dhe do të jepet pikërisht në orarin kur transmetohej “Pop Culture”. Çfarë do të ndodh me emsionin e Kelvit dhe Dojnës? E kontaktuar nga Prive, Dojna ka konfirmuar vazhdimësinë e saj në program, duke u shprehur: “Jo, programi nuk është mbyllur, përkundrazi do vijë me shumë ndryshime dhe surpriza, një ndër to është edhe orari i transmetimit”. Kelvi Kadilli nuk është prononcuar në lidhje me këtë gjë, por sipas Prive, ai ka konfirmuar mungesën e tij në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.

Të fundit