Flash News

KRYESORE

"Po mëson shqip", Britania cakton ambasadorin e ri në Shqipëri

Alastair King-Smith do të jetë Ambasadori i ri i Britanisë në Shqipëri, i cili do zëvendësojë ambasadorin Duncan Norman.

Lajmin e ka bërë të ditur qeveria britanike nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ku thekson se ambasadori aktual Duncan Norman do të transferohet në një tjetër detyrë diplomatike, por pa dhënë detaje për shtetin e ri që do të shërbejë.

Ndërkohë, vetë ambasadori Norman ka bëtë një postim në rrjete sociale ku  shkruan se është i lumtur për detyrën e re të pasardhësit të tij, i cili do të marrë detyrën në shtator të vitit 2021.

Më tej ai ka shtuar se King-Smith po mëson gjuhën shqipe.

“Jam i kënaqur që Alastair King-Smith është emëruar si pasardhësi im nga shtatori 2021. Alastair është një diplomat me shumë përvojë dhe shumë i aftë, i cili do të ketë një sukses të madh kur të fillojë. Ndërkohë Alastair po mëson shqip”, shkruan ambasadori Norman.

Të fundit