Flash News

KRYESORE

“Po na përçan qeveria”, në Shkozë digjen kazanët. Banori ka një mesazh për Ramën e Veliajn

“Po na përçan qeveria”, në Shkozë digjen

Banorët e Shkozës, shtëpitë e të cilëve rrezikohen nga projekti i “Unazës së Madhe”, kanë protestuar ditën e sotme duke djegur kazanë e bllokuar rrugën.

Një qytetar i është drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj duke i thënë se nëse nuk i pranon si shqiptarë,  le t’ua plotësojnë letrat e të kërkojnë azil në vendet e tjera të Europës.

Nëse ne nuk na pranon si shqiptar je të na plotësojë letrat të kërkojmë azil në vendet e tjera të Europës. Po ia sjell unë pasaportën i pari lal Erit e Ramës.

Nëse na shembin shtëpitë ne nuk kemi ku të përplasemi më. Edhe Hitleri s’i ka bërë këto gjëra. Ne do të protestojmë derisa të kemi të drejtën tonë. Ky është abuzim i tmerrshëm. I bëj thirrje avokatit të popullit të mbrojë fëmijët. Kemi kaluar në depresion ne të mëdhenjtë e jo më të vegjlit".

Më tej një tjetër banor i kërkoi kryebashkiakut Veliaj që të mos dërgojë policë që në pesë të mëngjesit. Sipas tij qeveria po përpiqet t’i përçajë.

Të fundit