Flash News

OP-ED

Po na vjedhin tokën publike, nuk ka rëndësi çfarë arkitekti përdorin

Matilda Terpollari

Megjithëse u mobilizua  një ushtri e tërë të thotë pse duhet shembur Teatri, deri tani askush nuk ka guxuar ta shkruajë nën firmën e tij, se Teatri ka rrezik shembjeje dhe ndaj duhet shkatërruar. Dje, një arkitekte e ftuar në Opinion u përpoq t’i afrohej shembjes duke thënë “Teatri është ndërtuar në një kohë kur betoni sa ishte shpikur”.

Këto gënjeshtra duan guxim të madh profesional, guxim që zonja e kishte. Deri në momentin kur Teatri u ndërtua, betoni kishte 20 apo 30 vjet qe përdorej me sukses. Me “betonin qe ende po shpikej” janë ndërtuar të gjitha veprat në kohën e Italisë Fashiste,  edhe Kryeministria. Pra, i bie ta shembim edhe atë. Të gjithë ata që përpiqen të na tregojnë legjenda mbi algat dhe tallashin, nuk e thonë faktin se ato janë  element mbushës dhe jo mbajtës.

Pra, hapësirat murore nga një kolonë te tjetra mund të jenë eksperimentale, apo çfarë të dojë Veliaj t’i quajë, por jo kolonat. Ato janë njësoj si në gjithë godinat e tjera të sotme dhe të djeshme.

Nese për një Teatër të ri duhen 30 milionë euro, për memorjen kolektive duhet t’i lejojme vetes luksin  të harxhojmë edhe me shumë.

Sigurisht, duhet të ndalojmë vjedhjen e paskrupullt në mes të kryeqytetit nga protestuesi i djeshëm që sot mbetet shembulli më i mirë i shërbyesit të oligarkisë, kryebashkiaku Veliaj.

 

P.S. Me të gjelbër toka publike, me të verdhë toka private. Në foton e dytë, pas vjedhjes, ndërrojnë raportet.

Të fundit