Flash News

KRYESORE

Po ndërronte prizën në banesë, humb jetën 35-vjeçari

Po ndërronte prizën në banesë, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Mat, ku një 35-vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike e si pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrethe-Bazë të Matit, ku shtetasi me inicialet R.B, ka qenë duke ndërruar një prizë në banesë, teksa ka rënë në kontakt me korentin.

Ndërkohë policia ka arritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit