Flash News

KRYESORE

Po ndiqeshin nga policia. "Golfi" përplas furgonin, humbin jetën 4 persona

Po ndiqeshin nga policia. "Golfi" përplas furgonin, humbin

Katër persona, përfshirë edhe një fëmijë, kanë humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Sheffield të Anglisë, pasi u përplasën me një automjet i cili po ndiqej nga policia.

Viktimat, identiteti  i të cilëve nuk bëhet i ditur, ishin dy burra të moshës 35 dhe 50 vjeç dhe një grua 41-vjeçare. Ndërsa fëmija 1 vjeç humbi jetën pas dërgimit në spital.

Nga ky aksident mbetën të plagosura dy gra dhe një vazë 3-vjeçare, e cila është në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë, të rinjtë  të cilët ndodheshin në automjetin e tipit "Golf", i përkisnin moshës 23, 17 dhe 18 vjeç dhe janë nën arrest.

Sakaq po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit