Flash News

KRYESORE

Po ndiqte tjetër qasje deri tani, kryeministri britanik: Punoni nga shtëpia dhe shmangni çdo kontakt të panevojshëm

Po ndiqte tjetër qasje deri tani, kryeministri britanik: Punoni nga

Megjithëse dukej sikur Britania e Madhe nuk “po shqetësohej” shumë për koronavirusin, kryeministri britanik ka reaguar më në fund njësoj si shtetet e tjera evropiane duke bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit të punojnë nga shtëpitë kush e ka të mundur.

Boris Johnson paralajmëroi se tashmë koronavirusi është në një fazë të përhapjes së shpejtë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, ku në Londër ka një ngritje të veçantë.

Johnson u shpreh se është momenti që të merren veprime radikale për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.

Kryeministri britanik u shpreh se të gjithë duhet të shmangin kontaktet që nuk janë absolutisht të domosdoshëm,me restorante, bare dhe kinema dhe udhëtime jashtë kufijve dhe përfundim të tubimeve të mëdha. Duke pranuar se kjo situatë mund të zgjasë 12 javë, Johnson pranoi se po ‘kërkonte shumë’.Familjet duhet të izolohen për dy javë nëse një person ka shfaqur simptoma, dhe të moshuarit duhet të përgatiten të qëndrojnë larg rreziqeve për muajt e ardhshëm.

Deri tani në Britani janë 1543 raste të infektuar me COVID-19, ku 150 janë regjistruar vetëm sot. Ndërsa numri i viktimave në Britani ka shkuar në 36 persona.

Të fundit