Flash News

KRYESORE

“Po” nga BE për negociatat, reagon Gent Cakaj: Zhvillim historik për Shqipërinë

“Po” nga BE për negociatat, reagon Gent Cakaj: Zhvillim

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj reagoi pas vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Cakaj e quan një “zhvillim madhor historik” në rrugën e Shqipërisë drejt BE, që vjen në momente të vështira.

“Të dua përtej fjalëve, Shqipëri! Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme tashmë ka vendosur çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian me Shqipërinë! Mes këtyre ditëve të vështira, ky është një zhvillim madhor historik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së e në të mirë të kombit shqiptar në përgjithësi. Ky është një moment kthese për jetësimin e ëndrrës sonë historike: Shqipëria anëtare e familjes së vendeve të Bashkimit Evropian! Urime të gjithëve”, shkruan Cakaj.

Megjithatë, përtej lajmit pozitiv për hapjen e negociatave, ndryshe nga Maqedonia e Veriut që nuk ka asnjë kusht, Shqipërisë do t`i duhet të plotësojë 13 kushte për të shkuar në tryezën ndërqeveritare për të diskutuar kapitujt. Veç 9 kushteve të vendosura në shtator të vitit të kaluar nga Bundestagu gjerman, Këshilli i Ministrave të vedeve të BE, kanë caktuar dhe 4 kushte të tjera ndaj Shqipërisë, një prej të cilëve është dhe rishikimi i ligjit të mediave.

https://www.facebook.com/cakajgent/photos/a.2300907456845549/2576279715974987/?type=3&theater

 

Të fundit