Flash News

KRYESORE

“Po” për negociatat, Dritan Shano: BE po sfidon hapur politikën shqiptare

“Po” për negociatat, Dritan Shano: BE po sfidon hapur

Dritan Shano, një nga zërat e njohur publik në fushën e ekonomisë dhe politikës, shprehet se vendimi i Këshillit të BE për t`i thënë “po” Shqipërisë për negociatat, është një sfidë për politikën shqiptare. Shano shprehet se “kjo e ngarkon me përgjegjësi të madhe e të rëndë klasën politike shqiptare”.

BE sfidon politikën shqiptare! Po-ja e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, ngarkon me përgjegjësi të madhe e të rëndë të gjithë klasën politike shqiptare.

Ajo është një sfidë e hapur për t'i dhënë fund hileve, abuzimeve dhe spërdredhjeve të deritanishme nga politikanet; që shqiptarët, qytetarët më të varfër dhe më të vuajtur nga politika e përçarjes dhe e sundimit e jo e qeverisjes, më në fund të kenë një sistem gjyqësor që e bën Shqipërinë shtet të së drejtës, ku kryhen zgjedhje të lira e të ndershme dhe ku shqiptarët nuk përfaqësohen nga kriminelë ordinerë por nga njerëz me integritet individual dhe profesional, dhe ku qeverisja është transparente dhe e përgjegjshme, që respekton pronën private dhe sipërmarrjen dhe iniciativën e lire”. Shkruan ai.

Të fundit