Flash News

KRYESORE

Po përfitojnë nga situata e koronavirusit, hakerat tentojnë të futen në sistemet e OBSH

Po përfitojnë nga situata e koronavirusit, hakerat tentojnë

Agjensia e lajmeve Reuters  ka bërë me dije se hakerat kanë tentuar të futen në sistemet kompjuterike të OBSH-së. Zyrtari i Sigurimit të Informacionit, Flavio Aggio tha se identiteti i hakerave ishte i paqartë dhe sulmi i tyre dështoi, por, ai paralajmëroi se përpjekjet e hakerimit kundër agjencisë dhe partnerëve të saj janë rritur teksa këto organizma janë duke luftuar me përhapjen e coronavirus.

OBSH publikoi një njoftim muajin e kaluar që paralajmëroi se hakerat po përpiqen të vjedhin para dhe informacione të ndjeshme nga publiku.

Ekspertë të sigurisë kibernetike po ashtu kanë ngritur shqetësimin se hakerat e të gjitha llojeve janë duke përfituar nga situata botërore e krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Të fundit