Flash News

KRYESORE

Po përflitet si kryetari i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi tregon se kur merret vendimi për ndryshimet

Po përflitet si kryetari i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi tregon se kur

Gramoz Ruçi shprehet se nuk e shohin fitoren me eufori, por me realizëm për të përmbushur pritshmëritë e larta të shqiptarëve, socialistë e demokratë. I pyetur nga “Gazeta Shqiptare” në lidhje me zërat se ai do të jetë kreu i ri i Kuvendit, Ruçi u shpreh dje se këto janë komente të medias.

“Në momentin e duhur, ka kohë edhe dy muaj që maxhoranca të shpalosë të drejtën e saj për të gjitha institucionet legjislative apo ekzekutive. Kështu që deri atëherë po ia lë në dorë medias të merret”, tha ai.

Sa i përket koalicionit me LSI-në, Ruçi e ka përjashtuar si mundësi, madje nuk pranon as diskutime.

“S’ka koalicion me LSI-në. Kemi zhvilluar një fushatë për të vetëqeverisur Shqipërinë dhe nuk kemi pse ta diskutojmë këtë. Diskutimet do të bëhen në kohën e duhur”, tha Ruçi.

Të fundit