Flash News

KRYESORE

Po përgatiten për luftë! Raketat vendosen në qendër të Tokios

Bota po përgatitet për një nga luftrat që rrezikon të jetë më të ashpra që prej Luftës së Dytë Botërore dhe përplasja pritet të ndodhë në Lindjen e Largët, atje ku Koreja e Veriut po sfidon Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarët e Pehnianit kanë paralajmëruar për një sulm ndaj ishullit Guam, në oqeanin Paqësor, territor i SHBA-së, kërcënim që ka rritur në maksimum tensionin.

Në këtë situatë, Japonia nuk është aspak e qetë pasi me shumë mundësi ajo do të qëndrojë në krah të Uashingtonit nëse nga kërcënimet shkohet drejt luftës.

Në qendër të kryeqytetit japonez, Tokio, janë vendosur sisteme raketore ‘PAC-3 Patriot’. Këto sisteme janë vendosur brenda kompleksit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe zyrtarët janë shprehur se do të godasin çdo raketë të komunistëve koreanë që kalon mbi territorin e tyre.

Ndërkohë, autoritetet e Havait, shteti i SHBA më pranë Koresë, kanë njoftuar se po përgatisin popullsinë prej 1.4 milion banorësh se si duhet të veprojnë në rast të fillimit të luftës.

Rusia dhe Kina votuan për herë të parë sanksionet e reja ndaj Koresë së Veriut, ndërsa Gjermania ka kërkuar përmbajtje nga Uashingtoni dhe Pehniani, për të shmangur përplasjen ushtrake.

“Ishulli i Guamit – Çfarë duhet të dini për territorin amerikan të vendosur në shënjestër nga Koreja e Veriut”

Të fundit