Flash News

KRYESORE

“Po përjetoni ‘pranverë’ në marrëdhëniet me Ramën, ç’notë u vini masave të qeverisë”, si përgjigjet Meta

“Po përjetoni ‘pranverë’ në

Presidenti Ilir Meta dekretoi sot ndryshimet në Kodin Penal për COVID-19, por gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve në një dalje për mediat.

Ndër to, presidenti Meta u pyet se çfarë note do t’i vinte qeverisë për masat e marra deri tani mbi menaxhimin e pandemisë covid-19, si dhe nëse po përjeton një “pranverë” në marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit vlerësoi angazhimin e kreut të shtetit në gjithë këtë situatë.

"Nuk ka ardhur akoma qershori, koha e provimeve", u përgjigj shkurtimisht presidenti Meta.

Po ashtu, lidhur me shqetësimet e ngritur nga opozita për tendera sekretë, Meta kërkoi nga organet e drejtësisë të hetojnë për këto akuza.

“Mund të apeloj rritjen e transparencën. Të zbatohet ligjshmëria. Mos lejohet asnjë spekulim. Organet e drejtësisë të flasin për akuza konkrete”, tha presidenti.

Të fundit