Flash News

KRYESORE

"Po përpiqesh të blesh politikën", ish-deputeti mesazh Ramës pas arrestimit

"Po përpiqesh të blesh politikën", ish-deputeti mesazh

Ish-deputeti demokrat Aurel Bylykbashi, komentoi arrestimin e tij dhe të dy ish-sekretarëve në Librazhd e Prrenjas, Erlind Gurra dhe Leonard Ozuni, pasi tentuan t'i bllokonin rrugën Ramës. Në një dalje për mediat Bylikbashi dha disa mesazhe të drejtpërdrejta drejtuar Ramës.

“Ti hajdut oridiner, që për hir të miliardave që po bën në kurriz të vendit që me dhunë po mban pushtetin shumë shpejt do të kesh një fund të dhimbshëm. Ky vend nuk ka njohur një rracë te pangopur si e jotja. Shume familje po vuajnë për bukën e gojës. Ti po përpiqesh të blesh  politikën, drejtësinë, zgjedhjet sigurinë tënde, nuk ka për të funksionuar.  Kur i godet njërëzit, i burgos herët apo vonë do të presësh për të njejtën  për veten tënde. Zgjedhje me 30 qershor nuk do të ketë. Aurel Bylykbashin nuk do ta përkulësh dot kurrë. Nesë deri sot kam punuar 1 fish, tani e tutje  do të punoj 10 fish më  fort për të hequr”, tha zyrtari i PD-së.

 

Ndërsa Taulant Ballës, Bylikbashi ju drejua me këto fjalë:

“Taulant Balla, Mezi po pres të takoj personalisht duke të parë sy më sy dhe ballë për ballë. Ne të dy i përkasim sojit dhe rracave të ndryshme. Ti sot kujton se je i fortë dhe godet pas shpine. Je hasmi im dhe i familjes sime me këtë që bëre. Ti e kupton mirë çfarë do të thotë kjo. Politikisht po të them përpiqu të gjesh një rrugë tjetër për të shkuar diku, se nuk ke rrugë tjetër që të shkosh në Elbasan."

Të fundit