Flash News

KRYESORE

Po punonin në një banesë në rrugën '5 Maji', bien nga lartësia dy punëtorët

Po punonin në një banesë në rrugën '5 Maji',

Dy persona kanë rënë nga lartësia teksa ishin duke punuar në një banesë private në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Policia bën me dije se, personat Y.C., 47 vjeç dhe S.M., 59 vjeç, u dërguan menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihen shkaqet e plota të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.06.2020, rreth orës 15:00, në rrugën “5 Maji”, duke punuar në një banesë private, kanë rënë nga lartësia shtetasit Y.C., 47 vjeç dhe S.M., 59 vjeç, të cilët u dërguan menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit