Flash News

KRYESORE

“Po qëndroj në punë kundër urdhrit verbal”, Pollo: Një mjek më shumë në rrugë për dashakeqësi të qeverisë

“Po qëndroj në punë kundër urdhrit verbal”,

Ish-ministri demokrat Genc Pollo, përmes nje statusi në Facebook njofton largimit nga puna të mjekut Ilir Allkja.

Pollo ka ripostuar statusin e mjekut në Facebook, i cili sqaron se largimi nga puna ju bë pa motivacion, dhe si hakmarrje e qeverisë.

Pollo argumenton se nëse qeveria Rama synon demoralizimin e personelit mjekësor, në luftën kundër virusit Covid-19, atëhere duke shkarkuar Doktor Allkjan e të tjerë si ai po bën gjënë e duhur!

Sipas Pollos, mjeku u shkarkua pasi deklaroi mbi faktin që ju dërguan pacientë të infektuar me coronavirus pa e sinjalizuar për infeksionin.

‘Ai i trajtoi pa patur pajisje mbrojtëse speciale dhe si pasojë duhet të rrijë në vetëizolim’, sqaron Pollo.

Mesazhi i Pollos

“Nëse qeveria Rama synon demoralizimin e personelit mjekësor, i cili militon e riskon në llogoren e parë e mbase të vetme në luftën kundër virusit Covid-19, atëhere duke shkarkuar Doktor Allkjan e të tjerë si ai po bën gjënë e duhur!

Mëkati i vetëm i doktorit ishte se e tha me zë të lartë të vërtetën e tij bazuar në përvojên personale. Dr Allkjas i dërguan pacientë të infektuar me coronavirus pa e sinjalizuar për infeksionin. Ai i trajtoi pa patur pajisje mbrojtëse speciale dhe si pasojë duhet të rrijë në vetëizolim.

Një mjek më pak në llogore për papërgjegjshmëri të drejtuesve të shëndetsisë

Një mjek më shumë në rrugë për dashakeqsi të qeverisë”

Mesazhi i mjekut

Miq sonte më është kërkuar të largohem nga puna pa motivacion!

Kerkova të ma jepnin me shkrim!

Hakmarrje e ulet e Edi Rames dhe e Skender Bratajt ne ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për mjekë !

Sonte po qendroj në punë kundër urdhrit verbal , në shërbim të pacientëve !

Ju dua shumë !

Të fundit