Flash News

KRYESORE

Po raportonte nga Gaza, gazetarja i shpëton plumbit

Po raportonte nga Gaza, gazetarja i shpëton plumbit

Gazetarja e “Al Jazeera”, Hoda Abdel-Hamid, ka rrezikuar jetën ndërkohë që ka qenë duke raportuar protestat vdekjeprurëse në Gaza.

Së pari ajo i shpëtoi një plumbi dhe më pas një granate gazi lotësjellës.

Gazetarja, e cila kishte veshur një përkrenare dhe jelek anti-plumb, i postoi videot në profilin e saj në Twitter duke treguar depozitat e gazit lotsjellës që ranë nga qielli brenda hapësirës ku gjendeshin ekipet televizive.

“Kjo ndodhi larg nga gardhi dhe askush përreth nesh nuk po hidhte as gurë dhe as nuk po bënte ndonjë gjë tjetër. Njerëzit ishin të ulur, duke parë nga larg e duke u përpjekur të mbroheshin, por nuk kishte ndonjë vend të sigurt, as afër gardhit, e as më larg”, është shprehur ajo.

Të paktën 59 persona kanë mbetur të vdekur në përleshjet e djeshme në Gaza pas protestave të mëdha gjatë hapjes së ambasadës së re të Amerikës në Jerusalem, ndërkohë që numri i të plagosurve ka arritur në më shumë se 2,800.

https://twitter.com/twitter/statuses/996311316003508224

Të fundit