Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
A po rikthehet ‘Xibraka’? Apeli hedh dyshime mbi punën e Artan Didit, Haki Çakos, Olsi Çelës, Edvin Kondilit; akuzat politike shtohen ndaj Olsi Ramës dhe Saimir Tahirit
Gjykata e Apelit i ka dhënë sot një goditje të rëndë punës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit për dosjen ‘Xibraka’, duke ngritur dyshime të forta për dekonspirimin e operacionit në vitin 2015, i nisur fillimisht nga autoritetet e Gjermanisë.
“Ndërhyrja e policisë më 14.01.2015 ora 15:10 në Xibrakë ka qenë e nxituar dhe jo efektive, pasi në laborator nuk u gjetën materialet me të cilat bëhej ky përpunim dhe as produkti i gatshëm, por vetëm gjurmë të tyre në rroga dhe enë. Ka dyshime se operacioni u dekonspirua, dhe disa drejtues të grupit i shpëtuan arrestimit”, thuhet në vendimin që Gjykata e Apelit ka marrë për dënimin e 9 të arrestuarve.
Në janar të 2015-s, në krye të Policisë së Shtetit ka qenë Artan Didi, i cili u dorëhoq vetëm pak muaj më pas kur u zbulua se dy vartës të tij kishin fshehur kërkesën e ardhur nga ‘Interpoli’ për ish-deputetin Mark Frroku. Në këtë periudhë, nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë ka qenë Haki Çako, i cili u shkarkua sot nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm, post që e kishte marrë pas dorëheqjes së Didit. Ky qëndrim i Gjykatës së Apelit i vendos dy ish-drejtorët në një pozicion delikat.
Por goditje nga Gjykata nuk ka marrë vetëm Policia, por edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, konkretisht dy prokurorët e çështjes, Olsi Çela dhe Edvin Kondili. Pasi ngre dyshimet se operacioni është dekonspiruar, Apeli tregon se është i pakënaqur edhe me punën e Prokurorisë, që sipas tij, nuk ka vepruar siç duhet për të vërtetuar akuzën për trafik ndërkombëtar droge për 9 të pandehurit.
Fillimisht Çela dhe Kondili çuan në Gjykatën e Krimeve të Rënda akuzën për “grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge në bashkëpunim”, por trupi gjykues ndryshoi akuzën duke i dënuar vetëm për prodhim dhe mbatje narkotikësh, jo për trafik. Ndryshe nga sa pritej, Prokuroria nuk e apeloi vendimin e shkallës së parë, duke harruar “grupin e strukturuar” dhe “trafikun ndërkombëtar të drogës”. Vendimi u dërgua në Apel vetëm nga avokatët e të dënuarve, të cilët përfituar një ulje të dënimit.
Olsi Çela ishte një ndër emrat e përfolur së fundmi për postin e kryeprokurorit të përkohshëm, ndërsa Edvin Kondili ishte prokurori që pushtoi çështjen ndaj Vladimir Gjutës, personi i arrestuar për tritolin te farmacia e babait të Saimir Tahirit, ngjarje që ende sot nuk ka një autor.
Por kjo dosje ka edhe anën politike të saj. Që prej muajit dhjetor, në disa portale kanë filluar të qarkullojnë lajme se ‘Xibraka’ do të rikthehet bujshëm në vitin 2018. Lajmet e lidhin këtë dosje edhe me pretendimet e opozitës se ka informacione të rëndësishme kundër kryeministrit Edi Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilat po i analizon me kujdes.
Emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, po del në skenë tashmë jo vetëm për bandën e Habilajve, por edhe për ‘Xibrakën’, pasi ai ishte në detyrë kur ky laborator, ndër më të sofistikuarit në Ballkan, ngriti dhe zhvilloi i pashqetësuar aktivitetin e tij, deri në ndërhyrjen e autoriteteve gjermane.
Gjithashtu, opozita shqiptare dhe veçanërisht ish-kryeministri Sali Berisha kanë deklaruar se kryeministri Rama është peng i dosjes ‘Xibraka’, pasi aty rezulton i përfshirë edhe vëllai i tij, Olsi Rama.
Akuza mori një tjetër dimension kur rrethi u zgjerua edhe me gazetarë që konfirmojnë me burimet e tyre diçka të tillë. Gazetarja Anduena Llabani deklaroi pak javë më parë në emisionin ‘360 gradë’ se, Olsi Rama është i përfshirë në këtë dosje dhe ‘Xibraka’ është diskutuar gjatë një takimi të kryeministrit Rama me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Aktualisht, nuk ka asnjë deklaratë të kryeministrit Rama që të mohojë akuzat që po hidhen mbi vëllain e tij.
Kokaina e Xibrakës, Gjykata liron nga burgu pronarin e magazinës
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38