Flash News

KRYESORE

Po me Romela Begaj çfarë u bë? Asnjë reagim nga autoritetet pas kthimit të saj në Shqipëri

Po me Romela Begaj çfarë u bë? Asnjë reagim nga

Romela Begaj u shpall kampione bote në Kampionatin Botërorë të Peshëngritjes në SHBA. Kjo nuk është hera e parë që Begaj ka renditur Shqipërinë ndër vendet e para në këtë sport.

Kjo fitore ka entuziazmuar shumë dashamirësit e saj, gjithashtu edhe kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta, të cilët menjëherë pas shpalljes së saj kampione bote nuk kanë nguruar të shprehin urimet për peshëngritësen.

Pak ditë më parë, Romela Bagaj u kthye në Shqipëri me dy medaljet e saj, atë të vendit të parë në stilin me shkëputje  dhe atë  të nënkampiones së botës në dygarësh. Ata që e prisnin ishin vetëm disa gazetarë dhe tifozë, ndërkohë vihej re mungesa e përfaqësuesve të qeverisë në aeroport megjithëse Begaj deklaroi se çmimin ia dedikon Shqipërisë.

Përveç pritjes së vakët nga shteti, nuk është marr akoma një reagim nga autoritetet në lidhje me çmimin që i takon Begajt, ku  sipas Kushtetutës i takojnë 100 milionë lekë për medaljen e artë.

Në Facebook-un e kryeministrit, presidentit dhe Ministrisë se Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka mjaftuar vetëm urimi dhe nacionalizmi i momentit duke e lënë më pas në harresë fitoren historike të Shqipërisë në peshëngritje.

 

Të fundit