Flash News

KRYESORE

"Po “rrëzon” regjimin me bugaçe Elbasani", Rakipi ironizon fushatën e parakohshme të Bashës: Lëvizjet e tij, film i djegur

"Po “rrëzon” regjimin me bugaçe Elbasani",

Gazetari Ylli Rakipi ka komentuar turin propagandistik të kreut të opozitës, Lulëzim Basha, i cili është bërë më aktiv gjatë këtyre ditëve të fundit duke zhvilluar takime në kryeqytet, por edhe më gjerë, me përfaqësues të biznesit për të dëgjuar problematikat e tyre në këtë kohë pandemie.

Gjatë një interviste për emisionin “Në fokus”, Rakipi e ka komentuar si “përpjekje qesharake” nisjen e parakohshme të fushatës elektorale nga Lulzim Basha, duke treguar se nuk ka asgjë të veçantë tek këto lëvizje dhe se ato janë kopje e mjeteve të përdorura nga Rama vite më parë.

Sipas Rakipit, Basha duhet të mobilizohet, pasi ai nuk mund ta mund regjimin e Edi Ramës, me bugaçet e Elbasanit, duke i’u referuar video selfiet, që kryetari i PD-së postoi ditën e sotme.

 “E pashë sot në Elbasan. Zoti Luli Basha mori një bugaçe… Nëse regjimi rrëzohet me bugaçe elbasani, kjo qenka shumë e thjesht, nuk do të kishte regjime në botë. Vaksina e regjimeve, qenka bugaçja…

Kjo nuk shkon fare. Ka PR të tillë, por bëhen në vende ku demokracitë janë shumë të zhvilluara, në vendet nordike do të shkonte shumë, që një udhëheqës norvegjez, të shkonte të hante apo gatuante një ëmbelsirë. Por, e gjithë kjo që ndërton Basha, është një përpjekje qesharake, sepse ai duhet të mobilizohet me të gjithë fuqitë, të hapë partinë, të hapë opozitën, të mblidhen të gjithë shqiptarët, që nuk e duan këtë regjim. Të rrëzohet regjimi bashkërisht, duhen njerëz për ta rrëzuar.

Zoti Luli Basha, t’i shpupurisë njëherë flokët, se i bën si kostum teritali… Këto i bënte Edi Rama shumë vite më parë, bënte si cigan me dajre. Por, Ed Rama është krijuar për këtë gjë, ai është anekdota vetë. E ke parë se cfarë bën ai? Me  çitjanet, poturet, me atë mjekrrën me aq qime sa e kishte Ismail Qemali… Këtë që ka bërë Rama vite më parë, është film i djegūr për Bashën.  Opozita duhet të hapet një orë e më parë.

Kur them të hapet partia, do të thotë të kthehet edhe Jozefina edhe të tjerët. Kur qeverisjet degradojnë, është e rëndësishme fryma që krijohet nga opozita.  Me bugaçe, Edi Rama jeton sa ta lërë Zoti, me bugaçet e elbasanit…”, tha Rakipi.

Nga ana tjetër gazetari u ndal edhe tek fakti, se Lulizm Basha, nuk e duron dot kritikën. Ai tha se kryetari i opozitës, i shpall njerëz të Ramës, të gjithë ata që artikulojnë kritika ndaj tij dhe veprimeve politike që ndërmerr.

“Po të kritikosh Bashën, ai thotë që çoni ujë në mullirin e Ramës. Dhe këtë gjë, e thotë ky njeri, që ka vite që çon, jo ujë, por detin në mullirin e Ramës. Kryetari i opozitës, nuk pranon dot kritikat”, tha Rakipi.

Të fundit