Flash News

KRYESORE

Po shkëlqen në Botëror, Barcelona dhe Manchester United 20 milion euro për talentin meksikan

Po shkëlqen në Botëror, Barcelona dhe Manchester United 20 milion

Kampionati Botëror është një 'vitrinë' e rëndësishme për lojtarët, të cilët duan të afirmojnë vetën e tyre tek klubet e mëdha europiane.

Kjo gjë mund të thuhet edhe për mesfushorin e Meksikës, Hirving Lazano, i cili pas paraqitjeve të mira në Botëror po kërkohet me insistim nga Barcelona dhe Manchester United.

Lajmi është konfirmuar nga babai i 22-vjeçarit që aktivizohet në Holandë me PSV-në. “Barcelona? Ka gjasa por asgjë nuk është e sigurtë ende”, ka thënë Hezuz Lazano për rrjetin ESPN.

Ndërsa tabloidi ‘Manchester Evening News’, raporton se ‘Djajtë e kuq’ e ndjekin prej kohësh Lazanon dhe janë gati të ofrojnë 20 milion euro, shkruan Politiko.al.

Deri tani, Lazano ka shënuar një gol vendimtarë ndaj Gjermanisë ndërsa zhvilloi një paraqitje të mirë edhe ndaj Koresë së Jugut.

Të fundit